U promovua libri me titull: ALIAJT E KRYEZIUT PUKË, me autor publicistin e njohur Bashkim Hoxha

Dje me datë 03.12.2022, në ambjente e «Tirana Internacional Hotel» në Tiranë u Promovua libri me titull: ALIAJT E KRYEZIUT PUKË, me autor publicistin e njohur Bashkim Hoxha (Mjeshtër i Madh).
Në këtë evente moren pjesë personalitete të shumta të letarve shqipe nga shqipëria e Kosova si: Gazetari i mirënjohur Dritan Hila; Dr. Mark Palnikaj; Dr. Albana Deda; Kryetari i Shoqatës “Gjeçovi” të Kosovës studiuesi Frrok Kristaj, dhe anëtari Albert Mirdita; Kol. Bilbil Dervishi; studiuesit Jaho Brahaj; Ndue Deda; Mark Mesuli; Ing. Kol Dedaj; Ing. Pal Papushi; etj. si dhe të afërm, shoke miq e dashamirës.
Në ligjërimet e tyre pjesëmarrësit shpalosen ecurin shekullore të Aliaj-ve të Kryeziut në shekuj, duke nxjerrë në pah vlerat e saj dhe të shoqërisë Shqiptare në shekuj.
Dy papë e kanë vizituar Shqipërine «Papa Gjon Pali II» në vitin 1994 dhe bekoj Ndue Dod Alinë, si dhe «Papa Francesku» në vitin 2015 duke bekuar pinjollin e kësaj familje personalitetin polivalent Tonin Aliaj.
Në gjirin e kësaj familje historike ka shumë figuar të cilat i dhanë shumë shoqërisë të tilla si: Inxhinier Hil Alija, mësuesi Gjovalin Alija – Kryetarë i shoqatës së ekoturizmit Pukjanë, biznesmeni i mirënjohur Kombëtar Tonin Alija (Mjeshtër i Madh) me kompaninë e tij «Ardeno» të shtrirë në mbarë Ballkanin, në Itali, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?