U qëllua brenda makinës “Audi”, detaje për plagosjen në Fier

Një person raportohet i plagosur në qytetin e Fierit si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin qe lidh rrugen Fier-Vlore.

I plagosuri ka qenë brenda mjetit të tij tip “Audi” I parkuar në zonë, ndërsa sipas News 24 dyshohet se autori ka qëlluar nga një makinë që udhëtonte në në rrugën që lidh aksin Fier –Vlorë. I plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij. Policia ndodhet në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?