U raportua se babai i 18-vjeçarit ndërroi jetë nga Covid-19, përgënjeshtrohet lajmi

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Xhuliano Mata, miku i të ndjerit, Qamil Seiti, 18-vjeçarit nga Memaliaj që humbi betejën me Covid-19. Pjesa e parë e emisionit iu kushtua kujtimeve të miqve me Qamilin.

Xhuliano informoi redaksinë tonë pasi u mbyll lidhja se kishte ndërruar jetë dhe Lefter Seiti, babai i Qamilit që ishte në gjendje kritike. Nisur nga afrimiteti i djalit me familjen e Seitit dhe vetë të ndjerin e dhamë një lajm të tillë në emision, pa e verifikuar.

Top Channel shkruan se ”Ishte një gabim nga ana jonë, pasi lajmi ishte i pavërtetë. I kërkojmë ndjesë publike familjes Seitit për dhimbjen e shkaktuar. Urojmë që Lefteri të fitojë betejën e tij ndaj Covid-19”.

SHKARKO APP