U raportua si aksident, por i riu tenton të vrasë ish-bashkëshortin e motrës
Një ngjarje e raportuar si aksident rrugor në Shëngjin, del të ketë qenë tentativë për vrasje. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili ka tentuar të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”. I riu përplasi disa herë me automjet motorin me të cilin po udhëtonte ish-kunati dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se shkak për sulmin ndaj 32-vjeçarit janë bërë konfliktet për zgjidhjen e martesës. Me cilësinë e provës u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast. Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.