U refuzohet azili, riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

Gjatë të martës u riatdhesuan 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve nuk u ishte pranuar kërkesa për azil në vendet e BE.

Personat e riatdhesuar kanë ardhur me një fluturim charter nga Metz dhe Nancy. Nga shtetasit e kthyer, 5 ishin persona që kishin kërkuar azil në Luksemburg ndërsa 44 të tjerë nga Franca.

Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhe kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare. Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero”,- thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?