U refuzohet azili, arrestohet familja shqiptare

Një familje shqiptare që iu refuzua azili është arrestuar në Gjermani. Zyrtarët gjetën se gruaja 28-vjeçare ishte duke u kërkuar nga prokuroria në Monchengladbach. Ajo nuk kishte paguar një dënim mbi vjedhje, megjithëse, kishin para për ta paguar, për të parandaluar burgimin.

Policia federale në Rosenheim ka arrestuar një familje shqiptare të cilëve kërkesat për azil i ishin refuzuar në muajin mars. Ata pritet që të rikthehen sërish në vendlindjen e tyre, shkruan ‘rosenheim24.de’.

Familja shqiptare ishte arrestuar të shtunën, ku dy prindërit dhe një i mitur u morën në paraburgim. Ata ishin duke udhëtuar me tren natën. U konstatua se më herët i ishte refuzuar azili, përcjell albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një kontrolli rutinë në një tren ndërkombëtar të udhëtarëve, agjentët federalë, takuan edhe tre pasagjerë shqiptarë, që nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes. Çifti dhe vajza shqiptare ishin të regjistruar në Gjermani, por azili iu ishte refuzuar më herët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj zyrtarët gjetën se gruaja 28-vjeçare ishte duke u kërkuar nga prokurori në Monchengladbach. Ajo nuk kishte paguar një dënim mbi vjedhje, megjithatë, kishin para për ta paguar, për të parandaluar burgimin.

Ata pritet që të rikthehen në vendlindjen e tyre. Dihet se vendet e Ballkanit janë shpallur si të sigurta dhe nuk ka azil për ata persona që vijnë nga këto vende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?