U rikthye në sistem për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit, mjeku i njohur pozitiv me Covid-19
Në Open në Top Channel po diskutohet për koronavirusin ku i ftuar në studio është doktor Pëllumb Pipero. Pipero iu përgjigj pyetjeve të publikut.
A është e vërtetë që ka drejtues spitali të shtuar në Infektiv?- e pyeti Eni Vasili.
Drejtues spitali nuk ka sepse drejtuese është profesoreshë Najada. Por është shtruar profesor Dhimitri (Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit. Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension.
Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta- tha Pipero.