U shoqërua në komisariat, kreu i FRPD-së: Policia bëri presion

3 të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Shkodër u shoqëruan në komisariat për protestën e zhvilluar gjatë gjyqit ndaj 11 kuksianëve në Gjykatën e Apelit.

Kryetari i FRPD-së, Arvit Bushati, është shprehur se veprimi i policisë ishte i tepërt, pasi ata nuk kishin shkelur ligjin pse kishin hedhur tymuese. ”Për asnjë moment neve nuk shkelëm ligjin, Tymueset njerëzit i marrin në stadium, i hedhin në natëmn e ndërrimit të viteve. Por këtë policia e Shkodrës e ka bërë për presion, por për asnjë moment ne nuk do të dyzohemi. Reagimi i policisë i tepërt dhe provokues”, thotë ai.

Bushati u shpreh se ajo çfarë ndodhi para gjykatës në Shkodër, ishte një reagim për kuksianët dhe nuk ishte një tubim që të merrej leje në polici, ndërsa shtoi se për asnjë moment nuk kishin frikë që të protestonin sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E quaj një reagim për kuksianët. Në momentin që ne shoqërohemi duket si formë presioni. Roli jonë dhe puna jonë është që të jemi në përkrahje të të gjithë njerëzve që u cënohen të drejtat. Ishte një reagim qytetar. S’ishte tubim që të merrnin leje ishte një mbështetje për vëllezërit tanë kuksinë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?