U shoqërua pak më parë në Gjykatë, zbardhet dëshmia e gjyqtares së akuzuar për korrupsion
Pak minuta më parë, mes tensioneve dhe përplasjes me autoritetet, gjyqtarja Mimoza Margjeka u shoqërua në Gjykatë. Ndërkohë është zbardhur dëshmia e saj në Gjykatë. Ajo ka shtruar pyetjen se si ka mundësi që ajo t’ia ndryshojë mendjen një gjyqtari të Apelit prej 10 vitesh? Gjithashtu dhe bashkëshorti i saj është lënë në arrest në burg, ndërsa gjyqtarja Margjeka u shpreh se e ka vajzën të vogël dhe ka nevojë për përkujdesje.
Pjesë nga deklarata e saj:
Doja të sqaroja që Gjykata e Apelit Korçë për shkak të situatës së COVID-19, për shkak të udhëzimeve të Ministrisë për situatën në tërësi është praktikë, nëse vetë personi nëpërmjet avokatit kërkon një garanci pasurore dhe garancia është në një masë që gjykata e shikon të arsyeshme, mund të jenë 10-20 vendime janë lënë në fuqi. Është praktikë që unë nuk e kam bërë. E gjeta aty. Unë jam gjyqtare e Shkallës së parë. Për shkak të pandemisë kam shkuar vetëm në masa e sigurimit deri në muajin korrik. Praktikat janë të Gjykatës së Apelit që unë fillimisht nuk isha shumë e azhornuar. Kjo pak a shumë është një praktikë dhe për mua është një vendim i drejtë. Nuk e ka arsyetuar, nuk e mbaj mend fare.
Nga vendimi që më është dhënë del emri aty dhe është e saktë që unë kam qenë se nuk ka gjyqtare aty. Në skemë delegimi u caktova për këtë shkak. Unë quhem gjyqtare e gjykatës së Shkallës së parë Durrës, por në skemë delegimi punoj aty. Bashkëshorti im detyrohet të vijë sepse nuk e bëj dot atë rrugë. Ishte një djalë që gjithmonë na ka respektuar. Klajdi këtë gjë ka bërë. Kemi qëndruar në një hotel që është në qendër, shkoja më fëmijë.
Është fare e vështirë që unë ta përballoj. Gjithmonë kemi gjetur mundësi për të fjetur diku. Unë nuk e njoh zotërinë, emrin tani ja mësova. Çështjen në fjalë nuk e dija se ekzistonte.