U shpëtoi flakëve. Shpronësohet godina e Sarajeve të Toptanëve

Është miratuar vendimi ku kërkohet shpronësimi i Sarajeve në Tiranë. Tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit, ekzekutivi ka dalë me një vendim ku kërkon ta marrë në pronësi.

Vlera e parashikuar për shpronësimin është 505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqind e dyzete tre mijë e tetëqind e dy pikëgjashtë) lekë.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Sarajet e Libohovitëve’,Muzeu Etnografik i Tiranës”.Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë.Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikëne Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000,“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronëprivate,që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore,Tirana Veri,me shkresën nr. 2482/5 prot., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.Vleratotale paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqind e dyzete tre mijë e tetëqind e dy pikëgjashtë) lekë”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij njoftimi, pritet që Këshilli i Ministrave të kalojë aktin përfundimtar, ku pronarët do të marrin paratë, ndërsa godina do të kalojë në pronësi të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?