U shtrua me urgjencë në spital, këngëtarja e madhe shqiptare jep një mesazh

Disa ditë më parë, këngëtarja e madhe e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u shtrua me urgjencë në spital, për shkak të një problemi shëndetësor.

Ajo u vizitua nga figura të larta qeveritare, por nuk munguan as vizitat nga miqtë, të afërmit e dashamirësit e bilbilit të këngës shqipe.

Fatmirësisht, teksa kanë kaluar disa ditë nga momenti i shtrimit në spital, gjendja e këngëtares duket se është përmirësuar ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë këngëtarja ka shkruar disa rreshta në rrjetet sociale, ku falenderon gjithë fansat dhe dashamirësit, për mbështetjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera, këngëtarja shprehet:

Përshëndetje të dashurit e mi, Dëshiroj t’iu falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar duke më uruar shërim sa më të shpejtë.

Shfrytëzoj rastin t’iu informoj se jam mirë dhe e gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të nihem edhe më mirë!

Jam shumë me fat që ju kam! E juaja Nexhmije Pagarusha”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?