U shua një familje! Famulltari dedikim rrëqethës për Noemin
Ndarja nga jeta e 10-vjeçares Noemi Preka, e bën më tragjik aksidentin që i mori jetën babait, motrës dhe vëllait të saj. Dom Marjan Gega, famulltari i Velipojës përmes një statusi në Facebook, duke ndarë lajmin e zi dhe me një dedikim rrëqethës.
“Me sa duket Zoti të deshti ma shumë se sa ne. Ma shumë se të qëndrojë me ne, ndoshta të gjithë jetën e pikellume, ai i Lumi preferoi me të bashku me babën, motrën e vllaçkon tand! Pushofsh në Paqe Noemi!”,-shkruan Gega.
Mjeti Alfa Romeo, ku udhëtonte familja Preka, babai, nëna dhe tre fëmijët e tyre u përplas me një fuoristradë, ku udhëtonin 2 persona të tjerë. Përplasja ishte fatale për babain 40-vjeçar, Edmond Preka, djalin më pak se një vjeç dhe një vajze, ndërsa vajza tjetër Nomei Preka ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.
Në gjendje kritike për jetën nga ky aksident është nëna, 36-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër.
Rrethanat e këtij aksidenti tragjik janë duke u hetuar nga policia dhe grupi i ekspertëve. Aksi ku ka ndodhur aksidenti, pak kilometra larg plazhit të Velipojës është një rrugë e drejtë, ku makinat ecin me shpejtësi tej normave. Çdo vit, sidomos sezonin e verës, kjo pjesë rruge provokon aksidente të rënda.
KOHA JONË SONDAZH

