U sulmua me acid në fytyrë: Jam një Grua që shenjat i kam rrënjë force

27 gushti i 2013, ka historinë e një vajze nga Vlora e cila në atë kohë pushtoi mediat sociale. Ajo ishte menaxhere e burimeve njerëzore në një Call Center në Tiranë, kur mëngjesi i 27 gushtit duhej të ishte një mëngjes i zakonshëm si gjithë të tjerët por që Vilma Dules i ndryshoi jetën. Ajo do të sulmohej rrugës për në punë nga një person i panjohur, duke i lënë shenja për të cilën ajo nuk e shikon si “plagë”.

Tashmë që kanë kaluar 4 viteve nga ngjarja, Vima përmes një statusi në rrjetin social facebook, vjen me një mesazh të fortë. Ajo tregon se si e ka gjetur forcën që të respektojë veten dhe të ecë përpara, duke dhënë një shembull për të gjithë ata që shohim me sytë e pamjes jo të shpirtit.

Vilma shkruan se sot ajo është një Grua, e cila nuk fshihet më sepse frikën e ka hequr, ku zgjodhi të mos preket nga sterotipet e bukurisë, pasi e di që e bukura ka një shpirt të pastër. Ajo madje shenjat, i quan rrënjë dhe në të është historia e një Gruaje që nuk u dorëzua kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot jam një Grua e cila nuk do të fshihet sepse nuk kam më frikë. Sot jam një Grua e cila zgjodhi të mos preket nga steriotipe të bukurisë sepse e di që bukuria e vërtetë gjendet tek ai që ka një shpirt të pastër dhe është në paqe me veten. Sot jam një Grua që i do shenjat e saj në fytyrë sikurse të jenë rrënjët e saj. Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një Gruaje e cila nuk u dorëzua asnjëherë!”,-shkruan Vilma.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

Statusi

Plot 4 vite më parë në 27 gusht 2013 duke dalë nga shtëpia në punë një djalë më hodhi acid në fytyrë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi rrënjësisht. Shumë mendonin se nuk do t’ia dilja mbanë, nuk e mohoj edhe unë e mendoja një gjë të tillë. Por sa herë e rimendoja i kujtoja vetes sesa bukur është të të dhurohet një jetë e dytë dhe se nuk duhet të ankohesha e të mërzitesha për fatin tim. Përkundrazi duhet të luftoja për të ndryshuar drejtimin e fatit tim. Sot 4 vite më pas jam një grua e ndërgjegjshme për forcën time sepse e di që limitet e vërteta janë ato me të cilat ne kufizojmë veten. Sot jam një Grua e cila nuk do të fshihet sepse nuk kam më frikë. Sot jam një Grua e cila zgjodhi të mos preket nga steriotipe të bukurisë sepse e di që bukuria e vërtetë gjendet tek ai që ka një shpirt të pastër dhe është në paqe me veten. Sot jam një Grua që i do shenjat e saj në fytyrë sikurse të jenë rrënjët e saj. Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një Gruaje e cila nuk u dorëzua asnjëherë!” shkruan Vilma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?