U tërhoq nga gara e KMSH, Bruçaj: U hapa rrugën teologëve të nderuar

Kreu aktual i KMSH Skënder Bruçaj ka treguar arsyet e largimit të tij nga gara. Bruçaj tha se u tërhoq për t’u hapur rrugën teologëve të tjerë.

Skënder Bruçaj: “Jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot, ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.”

Ai u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Komunitetit Mysliman të votojnë atë që mendojnë se do jetë më i përshtatshmi për instituticionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënder Bruçaj: “Duke ju uruar kandidatëve suksese në garë, u drejtohem juve anëtarëve të Këshillit të Përgjithshem, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndergjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet më e hajrit për institucionin në raport dhe me përgjegjësinë që do marre dhe mos harroni, që nesër do ju pyesë Zoti edhe për këtë zgjedhje që do bëni. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Bruçaj mbyll sot mandatin 5-vjeçar si kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, për ti hapur rrugën një kryetari të ri.

Aktualisht po zhvillohet zgjedhjet për kreun e ri të KMSH në Medresenë e Tiranës.

Në garë mbetën tre kandidatë, nga gjashtë që ishin në fillim, pas tërheqjes së Bruçaj dhe myftiut të Kukësit, Islam Hoxha. Ndërsa imami i xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi u përjashtua pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane po monitorojnë zgjedhjet e KMSH.

Kandidatët

Ylli Gurra – Myftiu i Tiranës

Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës

Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?