U v*a në burg, familja refuzon të tërheqë trupin e Arben Lleshit, frikë nga ha*marrja. Do ta varrosë bashkia

Instituti i Mjekësisë Ligjore kërkon leje për të varrosur Arben Lleshin, i cili u vra në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj.

Trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes. Ndaj në këto kushte, sipas ligjit IML i është drejtuar prokurorisë me kërkese me leje për të vijuar procedurat për varrimin.

Prokuroria e Elbasanit do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit. Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqorienton në pistat e hetimit.

SHKARKO APP