U vetëvar në burgun ”313”, zbulohen detaje për Bilbil Hasanin, priste gjykimin për vjedhjen e 1200 lekëve

Bilbil Hasani, i cili u vetëvar mëngjesin e sotëm në banjon e burgut “313” me çarçaf është kapur nga policia dhe gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa priste dënimin, prej pothuajse një viti.

Burime të sigurta konfirmojnë për Fax news se Hasani është arrestuar për vjedhjen e vetëm 1200 lekëve të reja dhe në këtë mënyrë çështja ka kaluar në gjykatë dhe pritej zhvillimi i seancës paraprake.

Hasani, në nivele të larta stresi e depresioni i dha fund jetës, duke lënë pas familjen, vetëm për 1200 lekë te reja, ccka tregon edhe njëherë tjetër mbi problemet që ka sot sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo tregon dhe njëherë tjetër dështimin e strukturave shtetërore, ku jo pak herë thuhet se në burgje kanë mbetur vetëm hallexhinjtë, ndërsa janë lënë të lirë të dënuar VIP.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?