U vetëvra në Rinas, familjarët: Ishte i fejuar, s’kishte probleme psikike
I dha fund jetës duke deklaruar se ishte “Spiderman”, një ditë më parë teksa ishte kthyer në Rinas, por sot familjarët pretendojnë se 23-vjeçari nuk kishte probleme psikike. Në dëshminë e siguruar nga News 24, të afërmit e Juglend Kapllanaj tregojnë se 23-vjeçari ishte i fejuar dhe jetonte me qira bashkë me prindërit në një apartament tek “Myslym Shyri” në Tiranë. “Jurgeni ishte tip i mbyllur, por nuk ka pasur probleme psikike”,- thonë ata.
Juglendi u vetëhodh dje nga një lartësi e konsiderueshme në terminalin e Rinasit, ndërsa policia tha se i riu ndodhej në një situatë të rëndë psikike.
“Më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane. Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria AirWays nga Mynihu.
Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë). Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.
Forcat e policisë janë afruar menjëherë me marrjen e njoftimit për këtë shtetas, por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.
KOHA JONË SONDAZH

