U vodhën 10 milion euro, 1 ditë pas grabitjes vijon transporti eurove në Rinas
Një grabitje spektakolare u regjistrua ditën e djeshme në Rinas. Grabitësit, të cilët dyshohet se ishin 4, arritën të merrnin 10 milion euro.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, njëri prej tyre, Admir Murataj, mbeti i vrarë. Ky i fundit konsiderohej si “truri” i grabitjes së 9 shkurtit të 2017-ës në afërsi të Rinasit.
Një ditë pas grabitjes, Aeroporti i Rinasit është në masa të rrepta sigurie. Shumë forca policie po qarkullojnë në zonë ku dëgjohen edhe sirenat që lëvizin në rrugët pranë Rinasit.
Ajo që bie në sy është se transporti i eurove vijon ende. Siç duket edhe në foto, blindat vazhdojnë të hyjnë dhe dalin në aeroport, ndërkohë që dallohen edhe makinat e Policisë të cilat shpesh i shoqërojnë.
Pavarësisht se “Austria Airlines” ndaloi transportin e parave, me avionë të tjerë vijon të dërgohen euro jashtë Shqipërisë ose anasjelltas.
KOHA JONË SONDAZH

