U vra dhe u masakrua nga shoku, flet vëllai i viktimës
Kreshnik Beqiraj, u masakrua qershorin e kaluar nga shoku i tij, Albert Zekaj. Donjet Beqiraj, vëllai i të ndjerit, i bën apel strukturave të drejtësisë që të hetojnë lidhur me ngjarjen. Ai pohon se vëllai i tij zyrtarisht rezulton i zhdukur dhe jo i vrarë.
”Deri tani prokuroria e Fierit për të dhënat që janë deklaruar, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare që vëllai im ka vdekur. Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja, të jepet drejtësi. Duhet të na japë përgjigje shteti. Si dhe fakte konkrete që vëllai im Kreshnik Beqiraj ka vdekur. Nëse është ai, duhet të na thuhet zyrtarisht, që ta përcjellim për në banesën e fundit. Ne si familje kemi shpresa”, thotë vëllai i Kreshnik Beqirajt.
Në mars të këtij viti, policia dhe prokuroria arritën te zbardhnin vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj nga Fieri si edhe të zbulojnë autorin e kësaj ngjarjeje makabre, Albert Zekajn nga Kopliku i Shkodrës.
Zekaj e ka pranuar krimin dhe para hetuesve ka rrëfyer se mbrëmjen e 22 qershorit të vitit të kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi e kishte qëlluar me çekiç në kokë Kreshnikun. Dy ditë më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Bashkisë Fier. Ai nuk ka treguar ende motivin përse e vrau shokun.
KOHA JONË SONDAZH

