U vra nga bashkëpronari i hotelit, gjendet në gurore trupi i recepsionistit

Është gjetur trupi i pajetë i recepsionistit të hotel Greccia në Dhërmi, Eral Nevruzit, i cili u vra nga pronari. Trupi i 31-vjeçarit është gjetur afër një guroreje pa shkuar në Vuno.

Dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, të arrestuar si bashkëpunëtorë të autorit, i kanë thënë policisë se ishin detyruar nga pronari për ta ndihmuar. Kanë treguar se pas mesnatës së të mërkurës, pronari Geraldi dhe Eraldo kanë pasur konflikt tek shkallët dhe më pas e ka qëlluar 2 herë me pistoletë.

Në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes Shehu është larguar për në banesë ka marrë çantën dhe është larguar për në Greqi përmes Qafë Botës.

Mësohet se ka ndjekur itinerarin nga Himara – Kuç – Tepelenë – Delvinë – Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Nevruzi.

43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin. Vetë Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë.

SHKARKO APP