U vra nga burri në Itali, shoqja e Klodianës: Nuk e raportoi dhunën dhe torturat në polici pasi donte të mbronte fëmijët

Vrasësi i Klodiana Vefës ka vdekur, shoqja më e ngushtë dhe e besuar e viktimës nuk gjen qetësi. “Pas vdekjes së Klodianës praktikisht u mbylla në shtëpi, thotë gruaja, ai ishte ende pranë dhe i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Më urrente dhe më kishte frikë se i qëndrova përballë”.

Shqetësimi i saj është se për dashurinë e fëmijëve, Klodiana nuk e raportoi kurrë vrasësin e saj të ardhshëm, Alfred Vefa, 44 vjeç, i cili e ekzekutoi në rrugën e Castelfiorentino (Firence) të enjten e kaluar në orët e mbrëmjes. “Më shumë se një herë i kisha thënë Alfredit: nëse Klodiana nuk të kallëzon për ferrin që po e bën të kalojë, do ta bëj unë”, thotë ajo për Qn.

“Klodiana nuk e denoncoi kurrë për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse e bënte, ai do t’i dëmtonte fëmijët e saj: një hakmarrje për të goditur atë. Dhe më pas u bind se edhe duke denoncuar kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më thoshte: gjithsesi atë që do të bëjë, do ta bëjë gjithsesi.

Duhet të shkoja në polici dhe të denoncoja, me ose pa pëlqimin e Klodianës. As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë. U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo mbyllte diskutimin: ne jemi shqiptarë, nuk mund ta kuptoni. E kemi respektuar deri në fund”, përfundon shoqja e Klodianës.

SHKARKO APP