U vra nga burri në Shkodër, 83-vjeçarja fundjavën e kaluar përfundoi e gjakosur në spital
Detaje të frikshme janë zbuluar nga vrasja në Shkodër. Sanije Bandulla, 83-vjeçarja që u gjet e vrarë ditën e sotme në shtëpinë e saj dhunohej vazhdimisht nga i shoqi. Madje e moshuara kishte përfunduar shumë herë në spital nga dhuna e 79-vjeçarit, Fadil Bandulla, i cili i mori edhe jetën. Ky i fundit pasi vrau gruan, më pas vrau edhe veten.
Herën e fundit ka qenë fundjava e kaluar, kur 83-vjeçarja ka shkuar e gjakosur në spitalin e Shkodrës. Aty ajo ka rrëfyer edhe gjithçka përpara patrullës së policisë, por uniformat blu nuk e ndaluan dhunuesin, duke lejuar që ai t’i merrte jetën me automatik në banesë.
Fadil Bandulla vrau Sanijen tre ditë më parë, e më pas qëlloi edhe veten. Të dy u gjetën të vdekur sot në shtëpinë e tyre, pas sinjalit të dhënë nga fqinjët.