Tragjedia në dasmë, i ndjeri ishte i afërm i burrit të Presidentes së Kosovës

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Ferizaj të Kosovës, ku një person u vra në një restorant dasmash nga një punonjës policie.

Mediat në Kosova raportojnë se viktima është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës dhe mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka.

Sipas informacioneve të para thuhet se ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti ku po mbahej një aheng familjar. Mësohet gjithashtu se viktima po martonte nipin e tij.

Për këtë ngjarje është arrestuar një polic, si autor i dyshuar i vrasjes.

SHKARKO APP