U vranë dhe u dogjën, gruaja e viktimës tregon natën e fundit
Të dielën e kaluar, opinioni publik u trondit nga lajmi i masakrimit dhe i djegies së 73-vjeçares, Salkia Hoxhallari, dhe e të djalit të saj, 40-vjeçarit, Olsi Hoxhallari. Ngjarja ndodhi në Vlorë. Kuzhina e familjes Hoxhallari, prej ditësh është kthyer në një skene krimi.
Në divan u gjet e pajetë73-vjeçarja, me shikimin nga televizori dhe e djegur tërësisht. Në të njëjtin pozicion u gjet përkarshi edhe i biri. Vrasja e Olsit dhe nënës së tij, dhe më pas djegia e tyre për të zhdukur gjurmët nuk ka ende një autor.
Jeta, motra e 73-vjeçares pret emrat e autoreve te kësaj masakre, ”Çfarë dyshimesh të kemi ne, ata ishin njerëz pa faj pa gjë, shikonin punën e hallin e tyre”, shprehet Jeta Dervishi, motra e Salkie Hoxhallarit për Top Channel.
Kur gjurmët e krimit janë pak metra larg derës së shtëpisë, Hysnia kujton natën e fundit. Pak përpara se të ndodhte tragjedia ajo thotë se doli nga kjo dhomë për të vënë djalin në gjumë. ”Atje në atë dhomë rrinim, unë u çova dhe shkova në shtëpi të vija djalin në gjumë. Kur ndjeva pashë që Olsi nuk ndodhej në krevat ata rrinin deri vonë shikonin televizor ishte errësirë, dola hapa derën nuk hapej”, tregon Hysnie Hoxhallari, bashkëshortja e Olsit.
KOHA JONË SONDAZH

