U vrau nënën, fëmijët refuzojnë të jetojnë me familjen e babait

Fëmijët minorenë 7 dhe 10 vjeç, të Gentiana Mustës që u vra nga bashkëshorti Gazmend Musta, kërkojnë që të kalojnë në kujdestari të dajës së tyre.

Në seancën e radhës gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, kanë qenë të pranishëm edhe gjyshërit e dy fëmijëve minorenë, ndërsa nuk ka qenë i pranishëm babai, i cili u përfaqësua nga avokati i tij.

Trupa gjykuese dëgjoi vajzën e mitur në prani të psikologes dhe kujdestares së fshatit SOS ku qëndrojnë prej ngjarjes së 2 janarit të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza nuk ka pranuar të shkojë te gjyshërit nga babai, duke u shprehur se e mbante mend që babai i vrau mamanë dhe tezen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka kërkuar që së bashku me të vëllanë të jetojnë me dajën, familja e të cilit jeton në fshatin Drizar.

Gazmend Musta vrau pasditen e 2 janarit bashkëshorten dhe motrën e kësaj të fundit vetëm 18 vjeçe. Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?