U zhduk 4 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare
Floresha Prengu ishte zhdukur më 22 tetor 2025, pasi ishte parë në qendër të qytetit. Sot më 15 janar, është gjetur trupi i pa jetë i shqiptares, banore e Trentos 40 kilometra larg shtëpisë përgjatë lumit Adige.
Trupi i 35-vjeçares u njoh nga familjarët, të cilët shpresuan për një përfundim tjetër. Floresha Prengu nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Më pas gjurmët e saj u humbën.
Familjarët iu drejtuan menjëherë forcave të rendit duke kërkuar që të kontaktojnë në 112 në rast se e shihnin atë. Në ditët menjëherë pas zhdukjes u organizua një kërkim i gjerë në qytet, me përdorimin e skuadrave përgjatë lumit, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe helikopterit për verifikime nga ajri, që nuk dhanë rezultate konkrete. Kërkimet vazhduan edhe jashtë kufijve të Trentos.
KOHA JONË SONDAZH

