U zhduk një javë më parë, reagojnë prindërit e 21-vjeçarit

Prindërit e një 21-vjeçari alarmuan mungesën e djalit të tyre prej një jave. I riu, Mateo Aga, është zhdukur pa gjurmë mbrëmjen e një jave më parë, sipas prindërve. Ata kanë rrëfyer edhe lëvizjet e fundit të djalit të tyre, përpara se të zhdukej.

Në orën 21:35, pasi ka dalë nga një lokal në Maqellarë, ka vajtur në shtëpi në fshatin Grezhdan me makinën e një bashkëfshatari. Aty ka hequr rrobat që kishte veshur dhe mendohet se ka veshur rroba të tjera dhe një xhup ngjyrë ushtarake.

Prindërit thonë se i riu nuk ka patur telefon me vete dhe bisedat i bënte nga telefonët e shokëve. Ata dyshojnë se djali i tyre ka dalë nga shtëpia, pasi është thirrur nga ndonjë shok. Nga ai moment prindërit nuk kanë asnjë informacion për djalin dhe luten që nëse dikush ka informacion të telefonojë në numrin 0682044141.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?