U zunë për një vajzë! Vrasje te “Rruga e Dibrës”, humb jetën 20-vjeçari

Sherr me thika në Rrugën e Dibrës, ku për pasojë një i ri ka humbur jetën. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin A. Toshkëzi. Ndërkohë dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy 18-vjeçarë.

Mësohet se sherri ka nisur për një vajzë.

Konkretisht njeri nga dy 18-vjeçarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe A. Toshkëzi i kishte rrahur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?