Uashington, Basha pjesë e diskutimit për sfidat e NATO-s (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po merr pjesë në eventin e institutit Hudson në Uashingon, një nga më të njohur në botë për politikat publike dhe të sigurisë.

Basha është pjesë e një paneli me eurodeputetët Danjean dhe White etj dhe do të flasin për sfidat kryesore të NATO-s. Të pranishëm në këtë event janë edhe anëtarë të Kongresit Amerikan, senatorë, drejtues të administratës amerikane, akademikë, gazetarë etj.

Në 11-12 korrik në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më të diskutueshme, anëtarët e NATO-s mblidhen në Bruksel. Aleanca përballet me një mori sfidash që do të jenë në qëndër të diskutimeve, përfshirë ndarjen e barrës, terrorizmin dhe emigracionin, përballë një Rusie gjithnjë e më këmbëngulëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 12 korrik, Instituti Hudson organizon këtë event publik për të diskutuar samitin dhe shumë sfida me të cilat përballet Aleanca.

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?