“Uashington Post” reportazh për “botën” nënujore të Sarandës

Gazeta prestigjoze ndërkombëtare “Uashington Post” i ka dedikuar një reportazh vendit tonë, Shqipërisë dhe sidomos pasurisë nënujore në jug të vendit. Reportazhi ka titullin: “Rrënojat, thesaret e fundosura qëndrojnë nën ujërat bregdetare të Shqipërisë”. Në shkrim thuhet se pamjet nën tokë në bregdetet shqiptare janë të mrekullueshme.

“Në det thellë janë gjetur korale dhe mbetje të tjera, që besohet se i përkasin një tregtari plot 1600 vjet më parë”, thuhet ndër të tjera në reportazh, duke vlerësuar vjetërsinë e vendit tonë. Më tej, vihet në dukje se Shqipëria është një vend me histori shumë të madhe, që ndodhet mes Afrikës së Veriut e dikur ka pasur si fqinje edhe Perandorinë Romake.

Në Shqipëri, ka histori të shumta dhe të fshehta që kërkojnë të eksplorohen, histori të tradhtisë dhe se ka gjithashtu dëshmi edhe nga Lufta e Dytë Botërore. Derek Smith është eksploruesi që thotë se është mahnitur nga bukuria e detit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?