UÇK në Hagë, Ngjela: Akuzën e kanë bërë shqiptarët, kjo gjykatë deri më tani ka dhënë vetëm pafajësi

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Sipas të dhënave që kemi është se akuzën e kanë bërë shqiptarët për ata që kanë shkuar në Hagë.

Ngjela: Kjo gjykatë nuk është shqiptare. Në demokraci çdo njeri ka të drejtë të akuzohet. Sipas të dhënave që kemi është se akuzën e kanë bërë shqiptarët. Çdo luftë guerile, kanë rënë në terrorizëm. Aq më shumë në Shqipëri që kemi luftë të kryetarit ndaj rivalëve. Për derisa është hapur një gjykatë, ne nuk duhet të shikojmë nëse kjo është akuzë e drejtë apo jo.

Kjo gjykatë deri më tani ka dhënë vetëm pafajësi. Haradinaj ka shkuar dhe ka ikur i pafajshëm. Këtu është ngritur tensioni se ka shkuar Thaçi, kur ai duhet të kishte shkuar i pari. Haradinaj është dëshmor real me dëshmor në familje. Nëse mendohet se Thaçi është i fajshëm, atëherë të merret avokat.

SHKARKO APP