Udhëkryqet e KED dhe ngërçi në Kushtetuesese, mbahet peng ripërtëritja e “garantit kushtetues”
Prej vitit 2017, Gjykata Kushtetuese është në udhëkryq, ndërsa është në ksushtet e pamundësisë për të marrë vendime. Ruipërtrirja e saj mbahet peng në Këshillin e Emërimëve në Drejtësi, ndërsa ky institucion justifikohet me procedurën.
Vetingu goditi me shpejtësi mbi Gjykatën Kushtetuese, duke e futur në kolpas këtë institucion pa mundësi vendimarrje. Një kalvar procedurash të pakuptimta, herë herë në mungesë transparence kanë shoqëruar procesin e ripërtëritjes së saj, ku në 3 vite është bërë e mundur zëvendësimi i vetëm 3 gjytarëve.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, institucion ky garant për ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, rezultoi një mekanizëm i ndryshkur në sistem, ku fshehur pas argumenteve proceduriale po mban në pamundësi funskionimi Gjykatën Kushtetesuese por edhe Gjykatën e lartë.
Sot Këshillin i Emerimeve ne Drejtesi, ka listat për 3 vakancat në Gjykatën Kushtetuse, 2 të cilat i përgjedh Presidenti dhe 1 Kuvendi. Prej shume muajsh, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nuk është shprehur nëqoftëse këta kandiatë i plotësojnë kriteret dhe nëqoftëse po, të bëjë rënditjen siç ja përcakton ligji.
Për 2 nga tri listat, në mbledhjen e mes muajit janar, Këshilli i Emërimeve në drejtësi do të deklaronte se e kishte përfunduar procesin e mbledhjes së informacioneve dhe dokumenteve për çdo kandidat.
Sot pas më shumë se 6 muajsh, nuk ka një mbledhje pë të diskutuar për emrat apo për të bërë pikëzimin e renditjen siç e kërkon ligji.
Deri në fund të vitit 2019, zvarritja e procedurës justifikohej me mungesën e akteve nën ligjore. Sot realiteti është ndryshe dhe justfikimet bien.
Mbi këtë organ ka ngritur gishtin opozita, duke theksuar se vepron nën urdhrat e e qeverisë, e kjo ka një qëllim të vetëm, kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Edi Rama nëpërmjet Ardian Dvorani përdori të gjitha mjetet e paligjshme, antikushtetuese penale e kriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese.”
Një beteje e gjatë për këtë çështje ishte ajo Presidentit. Madje si asnjëherë tjëtër kreu i shtetit Ilir Meta, thirri një tubim qytetarë në mbrojtje sipas tij të Kushtetuetës.
Por problemet në funskionimin e këtij organi kushtetues, nuk trumpetohen vetëm nga faktori politik, apo palët në interes. Kritika vijnë edhe nga ekspert të fushës së drejtësisë, apo individ që kan qënë pjesë e Këshillit të Emërimëve në Drejtësi.
Njëri prej tyre është ish prokurori Gentjan Trenova, i cili thotë se në këto organe evidentohet lehtë ndikimi poltik.
“Kjo që them nuk është pa baza se vetë mesazhet që publikoi Meta në muajin maj tregoi qartë që ambasadorët bëjnë negociata me kryeministrin për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj këtu në sy të publikut duket sikur po bëjnë ndonjë ndryshim apo reformë të madhe dhe në tryezë bëjnë tjetër pazar”.
Por jursti Trenova, si problem sheh edhe ligjet e miratuara, të cilat i vlerëson si shkurajues për profesionistët.
“Edhe ligjet që u bën për reformën në drejtësi janë shumë komplekse dhe shkaktojnë konfuzion dhe tek profesionistësh.”
Ditët e fundit diçka ka ndryshuar, dhe puna e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vënë në lëvizje.
Për këtë ndikoi Komisioni i Venecias i cili dha opinion mbi procedurën e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese. E menjëherë ndërkombëtarët i kthyen sytë nga drejtësia.
Ambasadorja Yuri Kim, takoi drejtuesen e re të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjyqtaren Vitore Tusha, të cilën e ka inkurajuar që të vazhdoje procedurën.
Java e ardhshme pritet të rezervojë lëvizje në këto organe kushtetuese, të cilat mund të konkludojnë me të paktën plotësimin e dy emrave vakant, ndoshta në vjeshtë mund të kemi edhe plotësimin e një vakance tjetër, çka do ta çonte Gjykatën Kushtetuese në 7 anëtarë, duke e zhbllokuar punën dhe vendimarrjen në këtë institucion pas më shumë se 3 vitesh heshtje.
Ngritja dhe funksionimi i gjykata kushtetuese është një ndër kushtet kryesorepër integrimin e vendit. Përtej kësaj, kur kjo trupë të bëhët funskionale I duhet të marr një vendim për një cështje shumë të debatuar, zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ligjmëria e tyre e por dhe kriza poltike më shumë se 1 vjecare , është në dorë të kësaj gjykate.
/Ora News