Udhëtarët duhet të deklarojnë shumat mbi 10.000 euro, rruga sesi të veprojnë
Referuar ligjit, çdo sasi mbi 10 mijë euro duhet deklaruar në pikën kufitare. Të shumta janë rastet kur qytetarët ndalohen në pika kufitare për mosdeklarim parash të cilët kalojnë limitin e lejuar. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, bëhet e ditur se përgjatë vitit 2022 gjithsej paratë të cilat janë sekuestruar më shumë i përkasin valutës europiane, më pas asaj britanike dhe shqiptare.
Të dhënat e Drejtorisë së Doganave, nga janari e deri në 20 ditët e para të qershorit, evidentohet se janë sekuestruar rreth 910 mijë euro, 316 mijë paund britanik, 140 mijë dollarë, 22.500 franga zviceriane si dhe 41 mijë lekë.
Deklarimi duhet të kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje. Deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, shoqërohet me vendosje gjobe dhe kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
KOHA JONË SONDAZH

