Udhëtim drejt Rinasit, ARRSH ka një njoftim për shoferët

Segmenti Qafë-Kashar Rinas do të hapet nesër për qarkullimin e automjeteve. Sipas ARRSH më datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rinas dhe për pasojë ky segment rruge do të qëndrojë i mbyllur.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e shoferëve dhe bizneseve në zonë dhe respektim të sinjalistikës.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot përfundojnë punimet e asfaltimit në segmentin “Qafë Kashar-Rinas” (aeroport)

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër më datë 31.01.2022 ky segment do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?