Udhëtoi në Shqipëri, infektohet me Covid prifti italian
Një prift italian 54 vjeç, është infektuar nga Covid-19 pas një udhëtimi që bëri në Shqipëri. Ai është në gjendje të rëndë në repartin e terapisë intesive në spitalin Santo Stefano, në Prato të Italisë. Prifti kishte shfaqur disa simptoma të koronavirusit që në momentin kur ndodhej në Shqipëri, ndërsa është rikthyer në vendin e tij me një traget të linjës Shqipëri-Bari. Pasi ka mbërritur në Itali, shëndeti i tij është përkeqësuar edhe më shumë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pratos.
Rasti u raportua menjëherë tek autoritetet shëndetësore kombëtare në mënyrë që të jetë e mundur të njoftohet sa më shpejt që të jetë e mundur njerëzit që ishin me të në bordin e tragetit që mbërriti në Bari nga Shqipëria të shtunën e kaluar.