Udhëtonin drejt BE, refugjatët kapen në kufirin shqiptar
Pas kalimit nga kufiri grek në malet e thata të Shqipërisë, refugjatët shpresonin që ta vazhdonin rrugëtimin e tyre në perëndim drejt BE por për momentin janë bllokuar në Shqipëri. Që nga muaji maj megjithatë, udhëtimi i tyre është bërë më i vështirë, pasi BE-ja dërgoi Frontexin në Shqipëri, për të ndihmuar patrullimin në vijën kufitare prej 350 kilometrash me Greqinë.
“Terreni këtu është mjaft i vështirë dhe nevojiten shumë burime për ta bërë një gjë të tillë. Mendoj se është një zgjidhje e mirë që ne të punojmë së bashku me njëri-tjetrin, apo fakti që kemi më shumë patrulla në zonë, sepse kështu arrijnë të mbulojmë një sipërfaqe më të madhe”, ka thënë Dominik Matiske.
Gjatë tre muajve të fundit, 2,310 emigrantë u kapën në Shqipëri më shumë se dyfishi i 882 emigranteve që u ndaluan në total vitin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

