Udhëtonte me 11.6 kg drogë në makinë, arrestohet 64-vjeçari në Xibrakë
Një 64-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap me drogë në makinë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë.
Unifromat blu arrestuan gjatë operacionit “Xibraku” shtetasin me iniciale H. V..
Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Hyundai u gjetën 2 thasë të mbushur me kanabis me peshë totale 11.6 kg.
“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, shërbimet e Policisë rrugore kanë ndaluar automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V., banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg,”- informon policia.
64 vjeçari, banues në Ballsh rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti tip Hyundai në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
KOHA JONË SONDAZH

