UEFA: Kukësi humbet ndeshjen 3-0 në tavolinë

 

Mëngjesin e sotëm është njoftuar vendimi i Komisionit të Dispinës në UEFA për ndeshjen e ndërprerë në stadiumin “Qemal Stafa” mes Kukësit dhe Legias së Varshavës. UEFA ka vendosur që Kukësi të humbë ndeshjen 3-0 në tavolinë. Për shkak të incidenteve dhe sendeve të hedhura në fushë kuksianët dënohen edhe me 70 mijë euro gjobë dhe luajtjen me dyer të mbyllura të dy ndeshjeve të radhës në shtëpi. Vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk dihet nëse do të ketë dënim për polakët. 

SHKARKO APP