UEFA mund të përjashtojë nga “Euro 2016” Anglinë dhe Rusinë

Nëse vazhdon me këtë intesitet dhuna e huliganëve anglezë, atëherë UEFA do të detyrohet të marrë një vendim ekstrem duke përjashtuar Anglinë nga Kampionati Europian.

Sipas raporteve, Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s ka paralajmëruar Anglinë dhe Rusinë se nuk do të hezitojnë t’i vendosin sanksionet të mëtutjeshme nëse dhuna ndodh përsëri, raporton ‘Express.co’, shkruan Syri.net.

Ndeshja hapëse e ‘tre luanëve’ kundër Rusisë në mbrëmje u zbeh nga lufta e përgjakshme e tifozëve brenda dhe jashtë stadiumit ‘Stade Velodrome’ në Marsejë.

“UEFA shpreh neverinë e saj të plotë për përleshjet e dhunshme që ndodhën në qendër të qytetit të Marseille, dhe shqetësimin e saj serioz për incidentet në fund të ndeshjes brenda Stade Velodrome”, thuhet në qëndrimin e UEFA-s.

Policia franceze tha se gjatë përleshes së djeshme 35 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar të cilët akuzohen për ushtrim dhune.

m2 a6 a9 a10 a5 a21 a14 a1

SHKARKO APP