Ujë 24 orë? Kryetarja e LSI-së Durrës, Kuçi: Rilindja të ulë faturat e ujit për familjet
Kryetarja e LSI-së së Durrësit, Kontjana Kuçi, thotë se Rilindja duhet të mos bëjë propagandë me ujin e pijshëm, por që sipas saj, duhet të ulë faturat e ujit për familjet në Durrës.
”Ministrja e Infrastrukturës bëri propagandën e radhës sot për projekte 3D gjatë një madati që s’ka për ta marrë kurrë as ajo e as sekti që e vuri. Ajo duhet t’u shpjegojë familjeve të Durrësit përse paguajnë fatura më të larta se çdo qytet tjetër i vendit?”,-shkruan Kuçi.
Sipas saj, më 25 prill sekti korruptiv i “Rilindjes” do përfundojë një projekt 3D i së shkuarës sikurse edhe propaganda e saj e projekteve virtuale.
Postimi i plotë
Sekti i “Rilindjes” të mos bëjë propagandë me ujin e pijshëm por të ulë faturat e ujit për familjet e Durrësit. Janë shpenzuar 514 milion euro nga 2014 deri në 2019 dhe familjet e Durrësit ende kanë mungesa me furnizimin e ujit të pijshëm. Për më tepër, banorët e Durrësit paguajnë faturat më të larta të ujit në mbarë vendin.
Ministrja e Infrastrukturës bëri propagandën e radhës sot për projekte 3D gjatë një madati që s’ka për ta marrë kurrë as ajo e as sekti që e vuri. Ajo duhet t’u shpjegojë familjeve të Durrësit përse paguajnë fatura më të larta se çdo qytet tjetër i vendit?
Dhe përse menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe gjatë kulmit të pandemisë faturat shkuan në ekstrem? Më 25 prill sekti korruptiv i “Rilindjes” do përfundojë një projekt 3D i së shkuarës sikurse edhe propaganda e saj e projekteve virtuale.