Ujë në “kurriz” të infrastrukturës, punimet për Ujësjellësin shkatërrojnë rrugët në Delvinë

Rehabilitimi i Ujësjellësit të Delvinës është shoqëruar me probleme në infrastrukturën e qytetit.

Rrugët e hapura nga firma kontraktore, nuk janë mbyllur duke vështirësuar kalimin.

Punimet e nisura një vit më parë kanë shkatërruar rrugët duke krijuar gropa të mëdha.

Shirat e kanë bërë edhe më të vështirë për bizneset, të cilët i kanë gropat e hapura dhe ujin para dyqaneve të tyre.

Punimet e rrjetit të Ujësjellësit që janë shtrirë në të gjitha lagjet e Delvinës, pritet të përfundojnë në 28 tetor të këtij viti. /Ora News

Ujë në “kurriz” të infrastrukturës, punimet për Ujësjellësin shkatërrojnë rrugët e Delvinës

SHKARKO APP