Ujërat e zeza mes ish-kënetës, problemi që nuk po merr zgjidhje

Ujërat e zeza që vërshojnë në një kanal të hapur përmes zonës së ish-Kënetës në Durrës cilësohen armiku më i madh për mijëra banorë të zonës të vendosur aty pas viteve 1990. Banorët thonë se ndotja që krijon kanali është rrezik për shëndetin dhe u vështirëson jetën.

Ky kanal i hapur i ujërave të zeza përshkon mes për mes zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Në të dy brigjet e tij  ngrihen banesa të lagjeve 15 dhe 18, ku jetojnë mijëra qytetarë të cilët e cilësojnë armikun më të madh të shëndetit pasi thonë se rrezikohen nga sëmundjet infektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më thanë nipërit që nuk vimë më këtu gjyshi, të duam fort por këtu nuk jetojmë dot për shkak të kanalit dhe ndotjes.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajt e verës sipas tyre janë më të vështirët Ata thonë se jetojnë me dyer e dritare të mbyllura pasi era është e padurueshme.

“Kur hyjmë në shtëpi mbyllim dyer dhe dritare, nuk marrim ajër.”

Banorët shprehen se me këtë situatë përballen prej më shumë se 25 vitesh dhe pavarësisht ankesave nuk kanë marrë zgjidhje.

“Është një bombë ekologjike e madhe. Derdhjet janë të qytetarëve që paguajnë taksat, ujërat e bardha dhe të zeza të gjitha bashkohen në këtë kanal dhe shkojnë në Porto Romano.”

Në zonën e ish-Kënetës që njihet ndryshe si Durrësi i ri, banojnë më shumë se 42 mijë banorë, të cilët janë vendosur në këtë zonë pas viteve ’90 por që thonë se vijojnë të vuajnë mungesën e infrastrukturës dhe ndotjen mjedisore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?