“Ujësjellësi”, 3 punonjës në pranga dhe 7 të tjerë nën hetim

 

Kanë rënë në pranga në flagrance 4 persona, ndërsa janë duke u hetuar në gjendje të lirë 6 të tjerë dhe një i shtatë është shpallur në kërkim. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Ujësjellësi”.

Arrestimi dhe hetimet po bëhen për akuzat e “shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit” dhe “Shpërdorim detyre”. Të arrestuarit janë Arben Myftaraj, 48 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, Pandeli Gegeni, 61 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, Dritan Goci, 35 vjeç, lindur dhe banues në Tirane dhe Besim Xhabafti, 57 vjeç banues në Tiranë.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

  1. S. H., 44 vjeç, banuese ne Tirane.
  2. I. B., 59 vjeç, banues ne Tirane.
  3. F. F., 36 vjeç, banues ne Tirane.
  4. S. M., 54 vjeç banues ne Tirane
  5. L. V., 60 vjeç banues ne Tirane
  6. Sh. Gj, 53 vjeç banues ne Tirane .

Po ashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. F,  42 vjeç.

Procedimi penal në ndaj tyre ka nisur pasi është konstatuar nga një grup kontrolli i Ndërmarrjes së Ujesjellës Kanalizime për faktin se personat më sipër kanë shpërdoruar detyrën si dhe kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit duke dëmtuar atë dhe duke sjellë si pasojë mosfaturimin e saktë të ujit të konsumuar nga firma një firme private me administrator shtetasin F. F.

SHKARKO APP