Ujësjellësi i Tiranës: Ja zonat me defekt

Ujësjellësi i Tiranës, njofton se për arsye të një defekti në rrjetin OSHEE-së, në stacionet e pompimit në Bërxull, Laknas dhe pranë Coca Colës mungon energjia elektrike.

Për këtë arsye do të ketë kufizime të furnizimit më ujë të pijshëm në zonën e Yzberishtit, Kodër Kamëz, rr. Dytësore  në Autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Mëzes, si dhe në fshatrat Bërxull, Domje dhe Laknas.

“Stafi i OSHEE-së dhe UKT-së janë të impenjuar maksimalisht për rikthimin e situatës në normalitet”,- thuhet në njoftimin e UKT.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?