Ujësjellësit që po financohen – Raporti: Investimet në sektor zënë 21.1% të shpenzimeve kapitale, përfshijnë 23 projekte

Pas rrugëve, investimet në ujësjellës dhe kanalizime zënë peshën e dytë kryesore të shpenzimeve kapitale në buxhetin e Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, me 21.1% të totalit. Ndërkohë që, raporti i monitorimit të buxhetit për 4 – mujorin e parë të vitit, i publikuar pak javë më parë, liston projektet proritare ku është përqëndruar shpenzimi i parave.

Referuar dokumentit, në total janë 23 projekte që janë financuar në periudhën janar – prill, nga të cilët 19 janë me financim të brendshëm dhe 4 të tjerë me financim të huaj. Infrastruktura Bashkiake, III, IV, V; Programi Kombëtar i Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve; rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm për ujësjellësin e Bashkisë Durrës dhe projekti i kanalizimeve Tirana e Madhe janë 4 projektet me financim të huaj që janë pjesë e listës së publikuar nga MIE.

Ndërkohë që, sa i takon projekteve me financim të brendshëm projektet përfshijnë kryesisht ndërhyrje për furnizimin me ujë në zonat rurale të vendit, teksa disa prej tyre përfshijnë edhe zonat bregdetare. Furnizimi me ujë në zonat bregdetare Plazhi i Gjeneralit – Bardhor – Karpen – Synej, Bashkia Kavajë është një prej këtyre projekteve. Po ashtu, një tjetër projekt i financuar që prek zonat bregdetare është ujësjellësi i zonës së Ujit të Ftohtë dhe Lungomares, Rrapi Uji i Ftohtë – Shkolla e Marinës, në Vlorë.

Ujësjellësit që po financohen - Raporti: Investimet në sektor zënë 21.1% të shpenzimeve kapitale...

Pjesë e listës që projekteve të financuar në pjesën e parë të vitit është edhe ndërtimi dhe sistemimi i kanalizime dhe impiantit të trajtimit të ujrave të ndotur Bulqizë; rikonstruksion i ujësjellësit në rrugët Kongresi i Përmetit, J. Dyli dhe Haxhire, Elbasan; rikonstruksion i ujësjellësit në 15 fshatrat e njësisë Administrative Novoselë, etj.

 

Projekte me financim të brendshëm

✓ Ndërtim sistemim kanalizime dhe impianti i trajtimit të ujrave të ndotur Bulqizë;

✓ Ndërtim i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza KUZ, fshatrat Gjoricë e Sipërme dhe Gjoricë e Poshtme Njësia Administrative Gjoricë;

✓ Ndërtim i linjës kryesore të ujësjellësit dhe rrjetit shpërndarës për fshatrat e njësisë administrative Xibër, Bashkia Klos;

✓ Ndërtim ujësjellësi Rajonal nga burimet e Përroit të Lopës dhe Gurrave të Ketës, Faza I;

✓ Ndërtim rrjeti kryesor furnizimi me ujë i fshatrave të Njësisë Administrative Maqellarë dhe rrjeti shpërndarës fshati Kërçisht i Sipërm;

✓ Ndërtim i linjës së furnizimit me ujë të pijshem Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi;

✓ Furnizimi me ujë të pijshëm për fshatrat Brezhdan dhe Ushtëlencë, nj.A.Qëndër Tomin, Faza II;

✓ Ndërtim i Ujësjellësit Rajonal për njësinë administrative Golaj, për fshatrat Dobrune, Qarr i vogël, Golaj, Nikoliq dhe Vlahen,Bashkia Has;

✓ Furnizimi me ujë i zones Mjede dhe Shelqet, Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Vau i Dejës;

✓ Rikonstruksion i ujësjellësit në 15 fshatrat e njësisë Administrative Novoselë;

✓ Ujësjellesi-Zona e Ujit të Ftohtë dhe Lungomares, Rrapi Uji i Ftohtë–Shkolla e Marinës;

✓ Përmirësime të sistemit me ujë në lagjet ish-fabrika e Çimentos-Partizani-Karabash dhe rindërtimi I ujësjellësit në Babicë të vogël, njësia administrative Qendër Vlorë;

✓ Rikonstruksioni i Ujësjellësit Gose;

✓ Rikonstruksion i magjistralit kryesor dhe rrjetit të ujësjellësave të fshatrave Lekaj, Harizaj, Kryeluzaj, Zambisht, Okshtun dhe Munshnik të njësisë admnistrative Lekaj;

✓ Furnizimi në zonat bregdetare, Plazhi i Gjeneralit – Bardhor – Karpen – Synej, Bashkia Kavajë -Varianti I;

✓ Rikonstruksioni i rrjetit të ujësjëllësit në fshatin Shënavlash, njësia administrative, Rrazhbull;

✓ Rikonstruksion i ujësjellësit, rruga Kongresi i Përmetit, (NSHU), J.Dyli, Haxhire, Elbasan; linja kryesore STP -Byshek-depo Mlize, Shushicë; linja kryesore stp Bujqës- depo Mjekës;

✓ Ndërtim ujësjellësi rajonal Cerrave&Dardhas – Burimet e Gurrasit;

✓ Ujësjellësi i Mokrës Faza e II-të.

Projekte me financim të huaj

✓ Infrastruktura Bashkiake, III, IV, V;

✓ Programi Kombëtar i Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve;

✓ Projekti i rikonstruksionit të rrjetit të brendshëm për ujësjellësin e Bashkisë Durrës;

✓ Projekti i kanalizimeve Tirana e Madhe

 

Ola Mitre / SCAN

SHKARKO APP