“Uji i Bulqizës i pastër”, hetime për furrat e bukës dhe marketet

Instituti i Shëndetit Publik thotë se uji i Bulqizës nuk ka ndotje mikrobiale. Në këtë përfundim del ISHP, pas analizave të mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, në Bulqizë.

“Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale. Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë”, theksohet në një njoftim për mediat.

Helmimi i më shumë se 100 njerëzve në lagjen e sipërme të Bulqizës ka vënë në lëvizje policinë dhe prokurorinë. Ekspertë të fushës kanë marrë në pyetje të sëmurët, jo vetëm për ujin e pijshëm, por edhe për ushqimet që kanë konsmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në hetim janë përfshirë furra buke dhe marketet e produkteve ushqimore. Disa tregtarë janë marrë në pyetje dhe iu është bërë kontroll në bizneset e tyre. Deri tani nuk ka ndonjë shkak apo shkaktar të helmimit masiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në spitalin e Bulqizës nuk ka patur me shtrime apo persona që kërkojnë ndihmë mjekësore. Shumë nga të helmuarit janë përmirësuar, por ka raste që vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?