“Uji i detit nuk e transmeton COVID 19”, Pipero: Forca e virusit në rënie duhet të hapemi
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”, ka deklaruar se tashmë është koha që të hapemi.
Pipero në fjalën e tij ka theksuar se në këtë fazë ku jemi virulenca dhe mënyra e transmetimit të virusit është në rënie, ndaj për këtë duhet të jemi më të guximshëm dhe fleksibël.
“Unë jam mbështetës për hapjen më të shpejtë në këtë fazë, unë mbështetet në disa indikatorë, që janë ato epidemiologjik ku shifrat janë në ulje dhe një numër i madh i pacientëve janë pa simptoma. Pjesa më e madhe e të infektuarve nuk kanë simtoma, dje kemi pasur vetëm tre paciente te shtruar, indikatorët klinikë na e bëjnë me të thejshtë ta themi këtë. Nëse deri më tani fashat e orareve kanë qenë javore, tashmë duhet të jemi më të shpejtë dhe të guximshëm. Hapja në këtë periudhë nuk na dëmton, por na ndihmon dhe me ekspozimin. Qytetarët duhet të ruajnë distancën, nëse i duhet të rrijë më shumë që 15 minuta të rrijë vetëm, virulenca ka rënë, transmetueshmëria ka rënë dhe ne duhet të jemi më fleksibël dhe të guximshëm” është shprehur Pipero.
Gjithahstu mjeku infeksionit ka theksuar se uji i detit nuk e transmeton virusin, por e rëndësishme është se nëse qytetar do të infektohet është e rëndësishme që të eleminojë sa të mundët ekspozimet në diell.
“Ky virus është vërtetuar nga studimet se nuk transpetohet përmes ujit aq më tepër nga uji i detit, por për fat të keq ne kur shkojmë në plazh shkojmë për qefin e botës jo tonin, distanca fizike duhet të ruhet dhe nëse infektohemi nuk duhet të ekspozohemi shumë,” ka thënë mjeku.