FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uji iku, dëmi mbetet, të moshuarit përballë pasojave të papërballueshme

Më 6 janar, uji vërshoi papritur dhe për tri ditë rresht pushtoi banesën e tyre, duke lënë pas dëme të shumta, jo vetëm materiale. Për ta, kjo ishte si një luftë në dy fronte.

Petrefi dhe Nexhmija, që kanë ardhur nga Kuçova dhe jetojnë vetëm prej 27 vitesh, janë të martuar që nga mosha 18-vjeçare dhe prindër të pesë fëmijëve. Me punë dhe sakrifica, ata kanë ndërtuar jetën e tyre. Tri javë pas përmbytjes, shtëpia mbetet e ftohtë dhe plot lagështi, duke i detyruar të qëndrojnë brenda, të veshur trashë.

Ditët e fundit, falë ndihmës së fëmijëve dhe të mbesës që erdhi nga Greqia, po përpiqen të rikthejnë ngadalë normalitetin. Por ajo që mbeti më shumë pas është pasiguria. Ata kuptuan se të moshuarit që jetojnë vetëm, si ata, janë të pafuqishëm dhe më shumë se kurrë vlen të kesh pranë njerëz që kujdesen për ty.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?