Rusia optimiste për marrëveshje

Jemi në ditën e 21 të luftës ruse në Ukrainë, dhe viktimat fatkeqësisht veç se shtohen, pasi është Rusia ajo që nuk bën hapa pas.

Por Rusia edhe pse po vret dhe shkatërron, pretendon se është afër marrëveshjes për paqe me Ukrainën. Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinksy, njoftoi se Ukraina është e gatshme të pranojë një status neutraliteti të modelit austriak ose suedez. Këtë version e konfirmoi dhe Kremlini.

Kievi ka një vlerësim tjetër për ecurinë e negociatave për paqe. Anëtari i delegacionit ukrainas, Mikail Podoljak, refuzoi modelin austriak dhe suedez të propozuar nga Rusia teksa kërkoi garanci absolute për sigurinë. “Modeli i neutralitetit mund të jetë vetëm ukrainas”, nënvizon këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky.

SHKARKO APP