Ulen ndjeshëm të ardhurat e shqiptarëve, Civici: Problem strukturor
Sipas një raporti të Bankës Botërore, kriza bëri që 112 mijë shqiptarë më shumë të bien nën kufirin e 5,5 dollarëve në ditë; niveli më i lartë në rajon.
“Ky raport evidenton dy probleme të rëndësishme që kanë lidhje me varfërinë në Shqipëri. Problemi i parë është konjukturor, i cili lidhet direkt me efektin e tërmetit të 26 nëntorit dhe mbi të gjitha pandemia, e cila u trajtua.
Mendoj se përtej kësaj, kemi një problem strukturor. Sa herë llogaritet niveli i varfërisë, 40-50% e popullsisë shqiptare gjendet pak mbi vijën e varfërisë, me 6-7 apo 10 dollarë në ditë.
Kjo tregon që është një shtresë shumë vulnerabël dhe mund të goditet nga kriza të vogla”, kështu tha Ardian Civici, ekspert për ekonominë.

